Një risi në kategorinë e produkteve me ngrohje, lil Solid 2.0 u prezantua këtë muaj në tregun shqiptar nga IQOS. I vogël në përmasa dhe në peshë- 99 gramë- lil Solid është komercializuar si një produkt mjaft solid me ngrohje, pavarësisht përmasave, si edhe një variant më ekonomik.

Ai i takon të njëjtës kategori si IQOS, të alternativave që reduktojnë riskun për njerëzit që pinë cigare, duke premtuar reduktim të riskut përmes teknologjisë ngrohje, jo djegie (heat, not burn) e cila shmang çlirimin e kimikateve të dëmshme.

Produkti, një prodhim i KT & G, kompani koreane e njohur për produktet pa tym, filloi të shpërndahet për herë të parë në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore në qershor, duke mbërritur brenda një harku të shkurtër prej dy muajsh edhe në Shqipëri.

Lil Solid 2.0 qe mjaft i suksesshëm në Korenë e Jugut, ndaj edhe tërhoqi vëmendjen e prodhuesit më të madh të produkteve me ngrohje në botë, Philip Morris International. Vitin e kaluar, kompania KT & G nënshkroi marrëveshje me PMI duke i dhënë këtij të fundit të drejtat e shpërndarjes së produktit në tregjet e Azisë Qendrore dhe ato të Europës Lindore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: