Këshilltari strategjik amerikan Mark Finlay, i ftuar në News24 deklaroi se shqiptarët e duan lirinë dhe se meritojnë gjithçka, sepse janë një popull që dëshiron punën.
Finlay theksoi se qytetarët duan ta ndryshojnë cilësinë e jetës së tyre. Ai shprehu besimin se ndryshimi do të vijë.
“Shqiptarët kanë dëshirë tepër të madhe për ndryshim e njerëzit do zemëroheshin, nëse nuk kishte kohezion dhe progres, kur koha kalon ndërkaq. Njerëzit duan që të sjellin ndryshime. Kjo protestë lidhet thelbësisht me dëshirën për ndryshim. Protesta është qartësisht kundër qeverisë. Qytetarët duan që të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Sidomos rinia ka probleme të shumta dhe do një të ardhme shumë më të mirë.
Duhet të kalohen kapitujt për integrimin, që nuk është një punë e lehtë dhe është diçka, që nuk e ka në dorë një njeri, por e kanë të gjithë nga pak në dorë, duke dhënë kontributin që nevojitet. Qytetarët duan përmirësim dhe nuk duan të dëgjojnë vetëm për korrupsionin. Shqipëria është një vend, ku njerëzit duhet të qëndrojnë në atdheun e tyre. Por besoj se ndryshimi do të ndodhë, sepse kam parë vullnetin për ndryshim”, deklaroi Mark Finlay, këshilltar strategjik amerikan.
