Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se shqiptarët që kanë mbetur jashtë ndodhen në një gjendje krize të rëndë.

Vasjari u shpreh se qytetarët shqiptarë sot në Kakavijë janë “masakruar”, ndërsa vlerësoi se ata janë lënë rrugëve të Europës.

Humanizmi ia ka lënë vendin darvinzimit. Shtetet po udhëhiqen nga darvinizmi. Po kthehemi tek shteti komb, ku shtetet mbrojne vetëm qytetarët e tyre dhe nuk shohin përtej qytetarëve të vet. Qytetarët janë masakruar në Kakavijë. Është johumane, antikushtetuese dhe nuk i gjej asnjë lloj përligjje gjendjes.

Së paku 15 mijë qytetarë shqiptarë që u gjenden në zonën e Shengen, janë lënë rrugëve të Europës, pa asnjë mundësi ekonomike, fananciare, strehimi. Nuk mund të jetë kurrë argument se ata mund të jenë mbarsës. Shqiptarët e mbetur jashtë, duhet të kthehen në atdhe. Iu cenohet e drejta e jetës. Shteti shqiptar duhet urgjentisht që t’i japë zgjidhje situatës. Mund të dëgjojmë histori rrëqethëse që flenë rrugëve, të qëndrojnë andej në kushte të vështira. Kam info personale që nuk iu është kthyer përgjigje, kur këta qytetarë janë ankuar”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb