Raporti i vitit 2022 i Drejtorisë së Hetimit Antimafia thotë se brigjet e Brindisit janë ende objekt i interesit të krimit shqiptar për futjen e drogës në Itali, por forcat e rendit vazhdojnë t’i japin goditje këtyre klaneve.

Brigjet e qytetit të Brindisit dhe provincës së tij vazhdojnë të përdoren nga kriminelët shqiptarë si një vend zbritjeje i privilegjuar për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha marijuanë në territorin italian.

Kështu thotë Drejtoria e Hetimit Antimafia në raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Në këtë kontekst, mënyra e veprimit e adoptuar nga organizatat kriminale transnacionale mbetet thelbësisht e pandryshuar, të cilat përfitojnë nga mbështetja e ofruar nga subjekte të shumta me origjinë shqiptare, banues në provinca e Brindizit.

Siç është dokumentuar gjerësisht nga hetuesit, shtetasit shqiptarë do të kujdeseshin për furnizimin e drogës në vendin e origjinës ndërsa aspekti logjistik dhe transporti do t’u besohej italianëve.

Në këtë kontekst specifik, ka edhe bashkëinteresa me grupe të tjera kriminale nëpërmjet një marrëdhënieje klient/furnizues që gradualisht po konsolidohet, duke përfshirë edhe eksponentë kalabrezë.

Aksioni i forcave policore për të luftuar krimin e organizuar në Brindisi ka pasur një ndikim të rëndësishëm tek krerët e klaneve vendase. Nëse, nga njëra anë, mungesa e figurave emblematike të shquara lejon përhapjen e grupeve të vogla heterogjene të përkushtuara kryesisht për menaxhimin e trafikut të drogës në rrugë, nga ana tjetër, sugjeron një fazë të pashmangshme të riorganizimit të aseteve kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb