Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në platformën X, ai theksoi mbështetjen e fortë që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë përpjekjeve të vendit drejt integrimit europian.
“Urime, @ediramaal, për fitoren dërrmuese të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në mënyrë dërrmuese përpjekjet për ta sjellë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Urime,” shkroi Sánchez.
Felicidades, @ediramaal, por la contundente victoria del Partido Socialista en las elecciones.
Los albaneses respaldan mayoritariamente los esfuerzos para que Albania se sume a la Unión Europea.
Enhorabuena.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) May 13, 2025
Përgjigjja e Ramës nuk vonoi, duke e falënderuar homologun spanjoll me tone vëllazërore dhe duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tij në rrugën europiane të Shqipërisë:
“Me gjithë zemër, faleminderit, vëllai im. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri gjatë të njëjtës periudhë me lidershipin tuaj mbresëlënës të PSOE-së dhe Internacionales Socialiste, duke shijuar gjithashtu mbështetjen tuaj të paçmuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Mirënjohës përjetë.”
Con todo el corazón, gracias mi querido hermano de lucha. ¡Qué privilegio liderar el Partido Socialista en Albania en el mismo periodo de tu impresionante liderazgo al frente del PSOE y de la Internacional Socialista, contando además con tu valioso apoyo en el camino de Albania… https://t.co/7AEqPWCnKg
— Edi Rama (@ediramaal) May 13, 2025
Urimi nga kryeministri spanjoll vjen pas një vale mesazhesh përgëzimi nga liderë europianë, përfshirë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe atë kroat Andrej Plenković, që vlerësuan fitoren e socialistëve dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Tiranën.