Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për shqiptarët në Britani dhe tensionet e rikthyera mes Tiranës dhe Londrës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo u shpreh se problemi qëndron në qeverisjen tonë dhe jo Britanisë, teksa ka shtuar se këto tensione po krijohen për të tërhequr vëmendje n e opinionit publik nga skandalet e brendshme.

Po ashtu, Pollo u shpreh se faji është i politikës gjatë dhjetë vjeçarit të fundit që ka prodhuar këtë emigracion.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani kundërshton Pollon duke u shprehur se fjalimi i politikanëve britanikën që ‘do gjejmë shqiptarit, do i kapim dhe do i kthejmë’ është e gabuar në aspektin e gjuhës pasi ajo është çdo gjë dhe se populli ynë është i targetuar nga Britania. 

Pjesë nga biseda:

Pollo: Kampet e ngritura për emigrantët pas varkës së gomoneve kanë kryesisht shqiptar. Në marrëveshje me ne janë dërguar policë për të verifikuar. Nga kriteri për të hyrë në BE, qeveria ku bën pjesë Olta Xhaçka. Nesër mund të flasë për afganët, palestinezët, por sot po thotë të vërtetën. Midis tyre ka kriminale,. Sikur në territorin tonë do turreshin njerëz për të përfituara normalisht që do mbronte kufijtë e vet. Shqiptarët turren në masë drejt Britanisë, siç kanë bërë në Gjermani dhe Itali më parë. Është një fillim i shëmtuar i fushatës elektorale të Britanisë. Ka thënë që është evazion, por është e tepruar. Megjithatë kjo nuk e ndryshon faktin që kanë shkuar shumë shqiptaren. Partia e Baverman pengon hetimin. Raste të tilla kanë ndodhur pafund dhe skandali ka zëne skandalin. Fajin e ka qeveria që prodhon një emigracion në këtë mënyrë. Për të shkëputur vëmendjen nga ngjarjet këtu, bëjnë diçka të tilla duke bërë akte patriotike.

Ristani: Ajo që po ndodh është emigracioni si aspekt normal dhe politik, Kjo e fundit është e reja. Ajo që ka ndodhur më parë është cikël i emigracionit të cilën la etiketuar Britaninë. Ky është një proces që po ndodh. Kapja e emigranteve, kjo terminologji, jo vetëm nga ministrja e jashtme, qytetarë por nga asnjë njeri nuk mund të pranohet. Jo vetëm që nuk është korrekte po ëhstë stigmatizuese. Ne nuk kemi kriminelë më shumë se çdo vend tjetër, ne nuk jemi ndryshe. Ne jemi një shoqëri ndryshe që kërkon më të mirën. Kjo është të presësh në mënyrë kirurgjikale. Ç’po ndodh në Britani? Pse janë shqiptarët të specifikuar?  Ajo që thonë është se në krizë që po kalon Britania, na çon drejt një politik bërje të djathtë, Brexit etj. Në fund të ditës duket një politik bërje e caktuar, Si ta ndryshojnë? Ata janë racistë dhe kjo është e papranueshme. Po na përdorin politikisht dhe ne nuk duhet ta pranojmë këtë. Ne jemi njerëz punëtor ku mes nesh ka super të suksesshëm.

Pollo: Është më i vlefshëm që të flasim për çështjet tona. Mbase na përdorin ose jo, është irrelavante në krahasim me atë që po ndodh.  Janë liberalizuar vizat në 2011 dhe INSTAT tregon që në 2014 filluan masivisht që njerëzit te autobusat në dalje të Tiranës drejt Gjermanisë. I pari që e ka ngritur në Kuvend është Ben Blushi. Pastaj u ngritën e thanë që ishin grekë dhe jo shqiptarë.  Po flasim për të hyrë në BE dhe të kemi këtë situatë është shqetësuese. Ajo që u paraqit ishte jo korrekt. Unë do preferoja të mos e dëgjoja atë për shqiptarët, por po ta dëgjosh fjalë për fjalë s’ka asgjë të gabuar. Çfarë të pavërtete ka thënë ai. Sot ka thënë diçka faktike dhe në bashkëpunim me qeverinë tonë.

Ristani: Është si të themi që një deputet të shkojë sot në rajon të policisë dhe të thotë se ne procedojmë hajdutët. Çfarë po thotë ministri është diçka që ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndeh. Ajo që na veret është ‘shqiptarët do i kapim, do i kthejmë’. Ajo që Baverman thotë është e gabuar. Ajo u ballafaqua me një të mbijetuar nga holokausti. Gjuha në politikë është çdo gjë. Nuk ka rëndësi faktet. Njerëzit me faktet i kushtojnë pak vëmendje ndërsa emocioneve, më shumë. Nuk mund të klasifikosh një komb me një dukuri duke e targetuar dhe bërë një objektiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb