Një tjetër qytetar i ardhur posaçërisht nga jashtë vendit ka dhënë një mesazh të fortë për mikrofonin e News24, duke treguar se ka lënë punën në Francë për t’iu bashkuar revoltës popullore. Ai u shpreh i vendosur për të mos u larguar pa parë një ndryshim rrënjësor në qeverisje.
“Kam 8 ditë që kam ardhur nga Franca dhe nuk iki në Francë pa e rrëzuar këtë këtu! Unë u bëj thirrje demokratëve e socialistëve, kjo protestë është për popullin”, deklaroi ai.
Ai kërkoi një reagim akoma më të madh popullor për të arritur qëllimin e tubimit.
“U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu dhe të marrim një drejtim për të rrëzuar Edi Ramën. Unë kam lënë punën në Francë dhe kam ardhur këtu, duhet të vijnë të gjithë që janë këtu! Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi!”
