UASHINGTON

Presidenti i SHBA Joe Biden të martën do të zhvillojë takimin e tij të parë dypalësh me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, që pritet të nxjerrë në pah partneritetin e fortë dhe të thellë midis dy vendeve fqinje, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Takimi do të jetë një mundësi për të dy drejtuesit për të rishikuar përpjekjet e përbashkëta në fusha me interes të përbashkët si përgjigja ndaj COVID-19, ndryshimi i klimës dhe lidhjet ekonomike që bashkojnë vendet tona, si dhe lidhjet e njerëzve që ekzistojnë mes dy shteteve tona”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një deklaratë, shkruan Reuters.

Ndërsa Biden ka pasur disa herë takime online me disa udhëheqës të huaj. Takimi me Trudeau do të shtrihet gjithashtu në takime të nivelit më të ulët midis ministrave të kabinetit.

‘Takimi’ mes kabiinetëve pritet të jetë virtual. Biden dhe kabineti i tij do të takohen gjithashtu virtualisht me ministrat e Kanadasë për një sërë çështjesh dypalëshe dhe globale, shtoi Psaki.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb