TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjes që ndodhi sot në Fushë-Krujë, ku banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut iu vendos tritol.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha pohon se 25-vjeçarja ka certifikuar kryeministrin Edi Rama si kryepërdhënuesin. Berisha theksoi se Rama pasi akuzoi opozitën për vendosjen e tritolit, thirri për ndihmë me detyrim Xhisielën, e cila sipas tij deklaroi germë për germë fjalët e kryeministrit.

“Viktima XH.M certifikon Ramen si kryeperdhunues!
Te dashur miq, pas vendosjes se tritolit te gjysherit e XH. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar keshtu tmerrin e brendshem qe e ka kapur si kryeperdhunues i shtetit perdhunues.
Ai, per te shpetuar nga ky tmerr thirri ne ndihme me detyrim viktimen XH. M, e cila deklaroi germe per germe dhe fjale per fjale ate qe tha dy ore me pare Edi Rama duke akuzuar dhe faktuar keshtu perfundimisht me fjalet e saj tekstuale me te Edvinit se ai eshte kryeperdhunuesi i shtetit perdhunues! Sb”, shkruan Berisha në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb