Një shtetase belge e cila jeton në Korçë ku edhe punon ka pësuar një incident ditën e djeshme. Ajo është rrëzuar nga shkallët dhe është dashur të dërgohet në Tiranë për t’iu nënshtruar një skaneri. Episodi është treguar nga kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në News24.

Brataj tha se pas incidentit, ishte i nevojshëm një ekzaminim me skaner për pacienten e huaj, por në Korçë mungon skaneri. Pas telefonatës me kreun e Urgjencës Kombëtare, ky i fundit ka bërë të mundur dërgimin e helikopterit dhe më pas transportimin e të plagosurës në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb