Vijon pa ndalur revolta e shqiptarëve kundër kryeministrit Edi Rama. Njëzëri protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit.

Prej 39 ditësh qytetarët dalin në shesh të vendosur dhe me një kërkesë kryesore, dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

“Shteti ndërhyn me miliona vetëm për të fshehur turpin ndërkombëtar. Skandalet e tjera nuk janë marrë vesh ende jashtë kufijve, sepse po të përhapeshin kryeministri, kryekorbi do të jepte dorëheqjen menjëherë. Në Bruksel nuk ka mbërritur lajmi se një km rrugë në Shqipëri kushton 20 mln euro sa një autostradë në Gjermani. Po u zbulua kjo kosto absurde për rrugë që çahen në shiun e parë, kryeministri do jepte dorëheqje. Kur bashkë-pengmarrësit e ty të hanë dardha pas shpine dhe përfundojnë në qeli është proces administrativ”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb