Nga: Ola Mitre*

Lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, duke e çuar në 506 numrin total të ilaçeve që mbulohen nga shteti. Ajo që bie në sy nga lista, e cila është botuar në Fletoren Zyrtare, është fakti se pjesa më e madhe e ilaçeve që janë shtuar në listë u përkasin sëmundjeve kancerogjene. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, masa e rimbursimit varion nga 50%-100%, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën me ilaçet e reja dhe sëmundjet, për të cilat ato përdoren. Ndërkaq, sipas VKM-së, barnat për mje-kimin e ulçerës peptike do të mbulohen në masën 70%, antidiabetikët në masën 50%-80%-95%, anitanemikët 95%, ndërsa barnat në terapinë kardiake 50%-80%. Po ashtu, vendimi përcakton se: reduktuesit e lipideve në gjak do të mbulohen në masën 50%, antibiotikët dhe kimioterapeutikë dermatologjikë 50%, antiinfektivët dhe antiseptikët gjine-kologjikë 70%, urologjikët në masën 70%, barna të terapisë së tiroides 80%, ndërsa barnat për terapinë endokrine 100%. Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2015, është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën.
Ashtu si çdo vit, ajo hyn në fuqi më datë 1 prill 2015 dhe që prej kësaj date do të jetë efektive edhe online, në rubrikën “eBarna”.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: