Rezultatin do ta përcaktojë fusha, ndërsa siç thuhet nga ata që e kanë provuar, parashikimet në derbi janë të pamundura, edhe kur mes skuadrave ka një distancë të madhe, në këtë rast Inter të shkëputur me 19 pikë nga Milan. Por deri te sfida e së dielës në mbrëmje, një gjë është e sigurt. Zlatan Ibrahimovic do të jetë. Sulmuesi suedez është rikuperuar, ndërsa Stefano Pioli duhet të zgjedhë partnerin e tij. Deri tani i preferuar ka qenë Leao, por me paraqitjet e tij Rebiç ka fituar kuota për një vend në formacion.

3134958 2019 09 21t192413z 901137149 Rc189cfc48c0 Rtrmadp 3 Soccer Italy Mil Int Report
3134958 2019 09 21t192413z 901137149 Rc189cfc48c0 Rtrmadp 3 Soccer Italy Mil Int Report

Pak dyshime të tjera sa i përket titullarëve të tjerë të Milanit. Në mesin e fushës kthehet Benacer, ndërsa në mbrotje Kjaer. Pioli kërkon një skuadër të shpejtë për t’iu përgjigjur agresivitetit dhe intensitetit të Interit në stilin original të Antonio Conte. Ky I fundit ka një dilemë, në pamje të parë paradoksale në mesin e fushës. Blerja më e madhe e janarit, Kristian Eriksen përbën dhe problemin më të madh të teknikut zikaltër.

Romelu Lukaku Reached An Agreement With Inter Milan For £ 6m A Year 730x412
Romelu Lukaku Reached An Agreement With Inter Milan For £ 6m A Year 730×412

Me Brozovic dhe Barrella të projektuar në formacion, Conte duhet të gjejë rolin ideal të danezit. Për këtë arsye, ndyshe nga sa pritej, askush nuk duhet të suprizohet nëse Eriksen e nis derbin nga pankina për, ti lënë vendin Vecino. Trajneri interist duhet të zgjedhë dhe lojtarin që do të luajë krah Lukakut në sulm, ku me shumë mundësi do të jetë Alexis Sanchez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: