Është shtyrë sërish seanca në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 15 tetor. Gjykata ka gjobitur avokatët me 5 mijë lekë.

Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjykata vendosi sërish pezullimin e afateve të paraburgimit.

Meta, i cili ishte i pranishëm në seancë, reagoi ndaj situatës duke pretenduar se pas zhvillimeve qëndron Ergys Agasi dhe persona të lidhur me të. Sipas tij, gjithçka po ndodh si pasojë e një porosie që, siç u shpreh ai, vjen nga njerëzit e Agasit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: