Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seanca është shtyrë për në 9 shtator, pasi sot mungonte si ish-kryeprokurori Llalla ashtu edhe avokati i tij. Ky i fundit kishte paraqitur raport shëndetësor. Gjykata caktoi si avokate kryesisht Gentiana Qendron.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb