Historia e një 22-vjeçareje nga Britania, është shembulli i asaj se jo gjithmonë duhet t’i dorëzohesh adrenalinës.

Libby Sinden, theu shpinën teksa u hodh nga një lartësi prej rreth 50 metrash, në lumë.

Pas ngjarjes së ndodhur një vit më parë, 22-vjeçarja kaloi katër muaj në karrige me rrota dhe që atëherë është ende në proces rikuperimi dhe po mëson të ecë sërish.

Ndërsa zhytej në lumin Lune dhe shoqet po filmonin nga bregu hedhjen e saj spektakolare, efekti që impakti i parë me ujin kishte në trupin e së resë, ishte ai i përplasjes me një mur me tulla, “shpërtheu” në moment një nga rruazat e saj kurrizore. Kjo ndoshta edhe nga mënyra se si ajo ra, pasi nuk e “çau” ujin me duar apo këmbë, por me fundshpinë.

Tani një vit më vonë, guximtarja Libby ka postuar në llogarinë e saj në Tik Tok momentin që i ndryshoi përgjithmonë jetën, ndërsa ka paralajmëruar për rrezikun, këdo që dëshiron të kryejë të njëjtin akt.

Libby qëndroi me dhimbje për tre orë e gjysmë, ndërsa shërbimi zjarrfikës dhe një ambulancë nxituan në ndihmë të saj.

Një operacion i cili zgjati gjashtë-orë në shtyllën kurrizore të Libby-t në Spitalin Mbretëror Preston, konsistoi në vënien e disa shufrave metalike dhe vidave prej titani në shtyllën kurrizore për ta bashkuar përsëri.

Më pas ajo qëndroi në spital për një javë përpara se të kalonte katër muaj në karrige me rrota dhe të mësonte të ecte përsëri.

“Unë isha me fat që nuk u paralizova dhe që në momentin e zhytjes poshtë nuk kishte ndodnjë shkëmb. Shumë njerëz kërcejnë shpesh që atje. Unë pashë shumë njerëz që hidheshin, duke përfshirë fëmijë, dhe ata shumë mirë dhe nuk pësuan asgjë.

Para se të hidhesha pash dy persona që e bënë, por se e di shumë mirë që që atje gjatë viteve janë hedhur me mijëra persona.

Para se të hidhesha ndjeva pak adrenalinë të përzier me nervozizëm.
Sapo u hodha, ndjeva frikë kuptova se sa e lartë ishte. Ishte rreth 50 metra i lartë.
Mënyra se si godita ujin, ishte një përplasje ballore, në vend që uji të “hapej”, kështu që ishte e njejtë me përplasjen me një mur.

Isha shumë afër paralizimit apo humbjes së jetës. Arrita të notoja drejtë bregut mendoj vetëm nga adrinalina që kishte vërshuar në trupin tim.

Isha ngrirë. Mendoj se më pas pata hipotermi. Sapo shkova në spital, më dërguan me urgjencë për një operacion urgjent.

Mund t’i ndodhë kujtdo në çdo kohë dhe një vendim i vogël mund të ndryshojë tërë jetën tuaj”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb