Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga BBC, bazuar tek diplomatët ndërkombëtarë. Anan fitoi edhe çmimin Nobel për Paqe për punë humanitare, ndërkohë që nuk dihen ende detaje nga vdekja e tij.

Kofi Anan ishte i pari afrikan i zi që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, duke shërbyer dy mandate nga 1997 në 2006. Më vonë ai shërbeu si i dërguar special i OKB-së për Sirinë, duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.

Në Gana është shpallur një javë zi kombëtare, për të nderuar figurën e tij.

KUSH ISHTE KOFI ANNAN
Kofi Atta Annan i lindur në Ganë në vitin 1938 është një diplomat ganez që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori 1996.

Mandati iu përtëri në vitin 2002, që do të thotë se ai ishte sekretar gjeneral i OKB-se deri në dhjetor 2006. Në vitin 2001 Kofi Annan mori çmimin Nobel për paqe. Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut. Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kojo Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun “Naftë për ushqim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: