Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi pasi dha alarmin në rrjetet sociale për dëmet e shkaktuara nga reshjet masive në bashkinë e tij, ka folur sot për News24.

Përmes një lidhje telefonike, ai tha se ka pasur shumë dëme nga përmbytjeje në disa zona, si me të mbjellat, me prodhimet dhe me banesat, ndërsa evidentoi si më problematike situatën në 3 fshatra. Ai tha se ndërhyrja bëhet edhe më e vështirë për shkak të terrenit që ka kjo bashki.

“Ka shumë dëme. Kemi marrë masat dhe po evidentojmë të gjitha problematikat. Rezervuarët janë në gjendje të mirë pune, por nga reshjet e dendura që ka pasur, ka qenë e pamundur shkarkimet. Kjo gjë ndodh për shkak të reshjeve të dendura të shit. ne këto familje që kanë qenë të rrezikuara, unë bashkë me stafin e bashkisë, i kemi shpërngulur te kushërinjtë e tyre. I kemi kontaktet me pleqtë e fshatrave. Ne po marrim masa që të parandalojmë dëmet e mëdha.

Sapo mora informacion dhe nga perfekti që do të mblidhet shtabi i Emergjencave. Po marrim dhe informacionet, ka qenë e vështirë edhe dalja nga shtëpia për shkak të reshjeve. Bashkia e Tropojës është bashkia më e madhe, dhe me territor të vështirë, Do kërkojmë ndihma ushqimore, ndihma të mjeteve motorike, pasi kemi pasur shumë humbje. Jam në krye të detyrës, bashkë me qytetarët.”, tha Byberi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb