FRANCE

Statusi i modeles australiane Newsha Syehka bërë xhiros e botës. Në të 25-vjeçarja ka treguar se si i është ndaluar hyrja në muzeun e Luvrit në Paris për shkak të veshjes së saj jo të përshtatshme, e cila ishte transparente dhe i tregonte gjoksin. Newsha tregon për eksperiencën e saj të hidhur me rojën e muzeut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Bëri gjestet më të turpshme. Më tha se duhej të vishesha dhe me sytë të mbushur plot me urrejtje më largoi dhe nuk më la të hyja. Pas ngjarjes së shëmtuar që më ndodhi hyra të shihja në internet në lidhje me kodin e veshjes për në muze, por nuk pash se kishte një të tillë. – shkruan modelja.

Ndërsa në një intervistë për Daily Mail modelja ka treguar shumë e indinjuar se po të bëhej fjalë për ndonjë kishë të shenjtë do të kuptonte se nuk duhej të shkonte ashtu e veshur.

“Në se do të vizitoja një kishë të shenjtë do ta kuptoja shumë mirë dhe do të vishesha në mënyrë të përshtatshme. Por në një vend që ka shumë piktura të femrave nudo, ajo që mu bë mua ishte një censurim idiot”- ka thënë modelja australiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb