Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një nga çiftet më të dashur për publikun, dasma e të cilëve vitin e kaluar ishte ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale.

Orinda merr pjesë këtë javë në rubrikën “Për drekë me mua” tek “E diela shqiptare” ku sot ka qenë radha e saj për të gatuar.

Gjatë bisedës, Orinda tregoi se Turi nuk bën punë shtëpie dhe kur i ka treguar të atit të saj, ai është përgjigjur: “Shumë keq të keqen babi, duhet me e ndryshu këtë gjë”.

Ndërsa Orinda vetë tha se nuk e ka problem këtë pjesë pasi pas disa vitesh bashkëjetesë është mësuar tashmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: