Prefekti i ri i Shkodrës, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi lidhur me situatën e koronavirusit në Shkodër.

Lamallari thotë se Prefektura është në një linjë me Bashkinë dhe distancohen nga gjithçka tjetër për hir të situatës dhe menaxhimit të saj.

Ndërkohë ai thotë se duhet patur kujdes me vatrat teksa nuk duhet të ngatërrohen me persona të infektuar.

”Takim me kryetaren e bashkise ne kuader te bashkepunimit, keni pare edhe vendimet e perbashketa per tregjet dhe vijojme takimet tona. Takime ne te miren e perballimit te situates ne Shkoder. Se çfare kam diskutuar me kryetaren mbetet aty se ndryshe takimin do e kishim bere me mediat. Jane takime konstruktive nga te cilat me pas mund te dalin shume vendime qe mund te behen me pas publike per hir te transparences. Shpresoj ti kthehemi sa me shpejt normalitetit dhe mediat bashke me qytetaret te kontribuojn per ndergjegjesimin ne respekt te masave. Duhet te jemi shume te kujdesshem me vatrat ku jane sepse ate duhet ta thone mjeket dhe natyrshem me shume duhet te punojne se te flasin. Duhet te jemi te kujdesshem te mos ngaterrojme koncpetin e vatres me nje person te infektuar. Natyrshem qe keto takime tregojne se jemi ne nje linje me bashkine dhe distancohemi nga gjithçka tjeter ne sherbim te perballimit dhe menaxhimit sa me te mire te situates.”- tha Lamallari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb