Gazetari Genci Burimi, i ftuar përmes një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit në Francë, ku një qytetar, goditi me shuplakë Presidentin, Emanuel Macron.

Burimi tha se e gjitha ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Rreth 40 ‘jelekëverdhë’ tha Burimi janë paraqitur në mëngjes pranë vendit ku do të zhvillohej mitingu i Macorn, për të protestuar, por nuk janë lejuar nga policia.

Sipas Burimit, në shenjë ‘hakmarrje’ ato janë futur në turmën e njerëzve dhe kanë pritur takimin me presidentin, në mënyrë që të realizonin aktin. Burimi theksoi ndër të tjera, që fatmirësisht që emrat e të arrestuarve të kësaj ngjarje ishin Arutr dhe Damian, e jo Muhamed, pasi sipas tij, do të diskutohej në Francë që e gjitha është iniciuar nga ekstremistët islamikë.

“Është një akt mjeran, një akt që vjen në këto momente pas shumë aktesh të tilla agresive. Në media flitet për rritjen e agresionit të qytetarëve francezë, ka pasur 40 vrasje grash, janë thyer kamerash gazetarësh, ekspertët e lidhin me pandeminë. Ai kishte dalë nga makina, takon njerëzit e pranishëm dhe aty merr një shuplakë nga një person. Presidentët francezë kanë provuar dhunë. Edhe Sarkozy, në një takim me njerëz pësoi një shprehje të rëndë: Shporru që këndej, i tha njëri s’ta jap dorën sepse ti je njeri pis.

Konteksti është ky, ai që po i bën sot mazhoranca Ilir Metës që nuk po respekton Kushtetutën, kështu ndodh edhe në Francë. Macron po bën një raund parazgjedhor, sepse Franca ka zgjedhje vitin e ardhshëm. Në mëngjes ishin mbledhur 30 jelekëvrdhëve, u mblodhën për të bërë protestë. Policia nuk i lejoi, e dy prej tyre u afruan në mitingun që bëri Macroni dhe në momentin që u afrua u i gjuajti me shuplakë. Fati i tyre ishte që emrat ishin Artur dhe Damian, e jo Muhamed, sepse në Francë do e kthenin si incident islamik”, tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: