Kryeministri Edi Rama sqaroi, gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në fokus”, edhe mënyrë si do të bëhet fushata elektorale në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Rama u shpreh se po pret një sugjerim nga ekspertët për t’u marrë më pas vesh me palët e tjera, për të pasur rregulla loje të njëjta, në funksion të shëndetit të qytetarëve.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë alternativën që të merremi vesh me palët e tjera, për të pasur rregulla loje të qarta, të njëjta, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe për të rënë dakord që duke mbrojtur shëndetin, palët që do garojnë të mos jenë të kufizuara deri në pikën që të mos bëjnë dot një aktivitet zgjedhor normal brenda normalitetit të ri”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb