Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu, në emisionin “Frontline” në News24, ka deklaruar se kandidatët e përbashkët që do të dalin nga opozita e bashkuar, do të jenë brumi me të cilin do të gatuhet politika e së ardhmes.

Ai shpjegoi se opozita duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të mirën e shqiptarëve.

Shehi tha se duhet të ifluencohet edhe mbi Reformën Administrative, pasi tha se kanë mbetur vetëm 2 javë kohë.

“I kam sugjeruar të lëmë mënjanë ndasitë e të jemi bashkë kundër Ramës, të relativizojmë kryetarët ndaj duhet kandidati i përbashkët.
50-60 djem e vajza nëse humbin apo fitojnë janë telajo mbi të cilën mund të ndërtohet një pikturë e politikës. Do të dalin në tribunë, dalin nga provinca, hyjnë në metropol. Fushata është shkollë. Shumica do të investohen edhe në rastin kur do të humbin.
Shto edhe 1000-2000 këshilltarë kemi një trupë politike të re të shkëputur nga intrigat e politikës se janë zgjedhur me sondazh nuk marrin urdhër nga kryetarët e bashkive. Do të shërbejnë si brumi i ri me të cilat do gatuhen zgjedhjet e ardhshme. Duhet investuar seriozisht në këtë. Një kandidat i vetëm i zgjedhur me sondazhe.
Më e rëndësishme, palët e PD të gjejnë formulën e bashkimit.
Puna e vulës e logos është e dorës së dytë.

Foltorja ka dy këto kanë 1, ky ishte rezultati i fundit. Bashkimi është personi që do të bihet akord për të kandiduar. Ne mendojmë ndryshe kemi vite që mendojmë ndryshe, por jemi forca politike jo krushqi, gjykojmë me pragmatizëm. Bashkë me emrat na duhen edhe ca gjëra të tjera, duhet të influencojmë reformën administrative se edhe 2 javë kohë ka dhe kam frikë se ne zgjedhje do të shkohet pikërisht me këtë që kemi. Si do ta ndajmë Shqipërinë? Na duhet një program për çështje urbane dhe opozita ka nevojë urgjente të shpjegojë të huajt për gjithçka që ka ndërmend të bëjë.

Vazhdimi i një sherri permanent me të huajt sikur na e kanë ata fajin është dëmtues. Duhet ti bëjmë neutral ndërkombëtarët jo në krahë. Duhet politikë serioze ti bindim ndërkombëtarët që luajnë rol të madh”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: