Deputeti dhe themeluesi i partisë LIBRA Ben Blushi ka dhënë këndvështrimin e tij për përplasjet e fundit brenda koalicionit qeverisës me një foto të Kol Idromenos, të cilën e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Pa shumë koment, Blushi thotë se sikur Idromeno të jetonte në ditët tona me këtë foto do ilustronte “koalicionin” e 3 partive.
Statusi në “Facebook” i Ben Blushit
“KOALICIONI I KOLËS
Kjo është një fotografi e Kol Idromenos e fillimit të shekullit të kaluar. U ekspozua sot në Shkodër. Sikur të jetonte Idromeno në ditët tona me këtë foto do ilustronte koalicionin e tre partive të vjetra!”, shkruan Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb