Borussia Dortmund është vendosur si një nga klubet më të mëdha në Gjermani së bashku me Bayern Munich në dekadën e fundit. Në 10 sezonet e fundit, ata kanë fituar Bundesligën një herë dhe kanë përfunduar në vendin e dytë në pesë raste.

Verdhezinjtë jo vetëm që kanë bërë emër duke u bërë sfidues për epërsinë e Bayern Munichut në Gjermani, por janë bërë edhe një klub i njohur për edukimin e disa prej talenteve më të mirë në futbollin botëror.

Disa lojtarë si Robert Leëandoëski, Pierre-Emerick Aubameyang, Ilkay Gundogan dhe Ousmane Dembele erdhën në klub si të panjohur, por u larguan nga klubi si superyje. Dhe në shumicën e rasteve, pala gjermane fitoi para të mëdha duke i shitur ato.

Shtesa e fundit në këtë listë është sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili do t’i bashkohet Manchester Cityt në verën e vitit 2022 për një tarifë të raportuar prej 75 milionë euro.

10 SHITJET MË TË SHTRENJTA TË DORTMUND

10.Ilkay Gundogan | 27 milionë euro | Manchester City | 2016

9.Abdou Diallo | 32 milionë euro | PSG | 2019

8.Mats Hummels | 35 milionë euro | Bayern Munich | 2016

7.Mario Gotze | 37 milionë euro | Bayern Munich | 2013

6.Henrikh Mkhitaryan | 42 milionë euro | Manchester United | 2016

5.Pierre-Emerick Aubameyang | 63.75 milion euro | Arsenal | 2018

4.Christian Pulisic | 64 milionë euro | Chelsea | 2019

3.Erling Haaland | 75 milionë euro | Manchester City | 2022

2.Jadon Sancho | 85 milionë euro | Manchester United | 2021

1.Ousmane Dembele | 140 milionë euro | Barcelona | 2017

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb