Katër personat e arrestuar pak ditë më parë, të akuzuar për trafik narkotikësh, në mesin e të cilëve ndodhej edhe miku i Elton Çiços të vrarë një vit më parë, e dërgonin drogën për disa familje mafioze në zonën e Katanias. Konkretisht, kanabisi dërgohej tek vëllezërit Moraboito dhe në familjen Nizza.

Drogën e shisnin të pavarur nga njëri-tjetri, edhe pse furnizuesi i tyre i ishte i njëjtit grup nga Shqipëria, ku 3 vite më parë u arrestuan 7 persona.

Ndërkaq, pak ditë më parë në vendin tonë, në kuadër të operacionit të koduar “Laguna e Vilunit”, u arrestuan Altin Rramolli, banues në Tiranë; Kasëm Piluri, banues në Vlorë; Andi Mita, banues në Vlorë; si dhe Andrea (Renato) Çaushi, banues në Tepelenë, të cilët u lanë në arrest me burg.

Ky i fundit, mik i Çiços. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se të gjithë personat, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 780 kg kanabis, e cila u zbulua në zonën e “Lagunës së Vilunit”, në datat 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 2014-të. Për shkak se sasia e drogës u gjet në këtë zonë, mori emrin edhe operacioni i koduar i policisë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se nga hetimet ka rezultuar se në krye të këtij grupi kriminal, si dhe personi që siguronte lëndën narkotike ka qenë Andrea Çaushi.

Sasinë e drogës ai e siguronte kryesisht në zonën e Tepelenës. Ndërsa me pjesën tjetër të punës merrej shtetasi Bardhok Pllanaj, i cili vijon të jetë në kërkim. Ky i fundit është cilësuar si një nga personat më të rëndësishëm të këtij rrjeti në trafikun e drogës, pasi dyshohet se merrej me organizimin e transportit të lëndës narkotike, si dhe me personat që do e transportonin atë.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/06/10/si-i-furnizonte-me-droge-miku-i-elton-cicos-grupet-kriminale-qe-operonin-ne-katania/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: