Pak orë pasi “Nardi i Bujtinave” u vra në Grudë në një atentat me armë zjarri tip automatik, të tjera detaje mësohen për ngjarjen.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për “BalkanWeb” se autori i dyshuar i ngjarjes është një person që lëvizte me motorçikletë dhe mbante skafandër. Pasi ka kryer vrasjen ai dyshohet se e ka braktisur mjetin tek ura e Mesit.

Referuar burimeve policore, “BalkanWeb” mëson se viktima ndodhej në makinën e tij tip Fouristradë kur është qëlluar. Nard Polia sapo e kishte dalë nga servisi, pasi para disa ditësh e kishte çuar makinën të lyhej dhe sot e kishte marrë. Por pak pasi doli nga servisi atij iu bë atentati me armë.

Në makinë bashkë me Polinë në momentin që e kanë qëlluar ka qenë edhe një nga punonjësit e servisit.

Policia e Shkodrës ka nisur sakaq hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe kapjen e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb