Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar të dhënat më të fundit nga gjendja shëndetësore e Ardian Çapjes duke thënë se është ende në gjendje kritike.

Lala thotë se këto informacione i ka nga grupi hetimor dhe flitet që Çapja edhe mund të intubohet.

Ardian Çapja u plagos sot në banesën e tij në Elbasan nga një snajper, plumbi i të cilit i kaloi shumë afër zemrës, ekzaktësisht u qëllua në shpatullën e majtë.

 

‘’Pak minuta më parë kam pasur kontakte me grupin e hetimit, më thonë që gjendja e Ardjan Çapjas është në gjendje kritike, po flitet për intubim. ‘’- tha Lala.

Gazetarja Lala thotë se Ardian Çapja dhe familjarët e vetë nuk e pranuan atentatin, madje vetë shënjestra në spital tha se kishte një incident në banesë, por nuk përmendi vetëplagosje.

Ajo shton se për herë të parë ka qenë mjeku që ka vërejtur se ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka njoftuar Prokurorinë menjëherë.

”Nuk është në dukje atentat mafioz, është mirëfill atentat mafioz. Kemi patur dhe vrasjen e Mirditës me snajper. Familja Çapja është e vendosur në pjesën fundore të Elbasanit, janë 4 vila. Në rrugë është hotel Univers dhe vijonte normalisht. Kemi tentuar të filmojmë afër shtëpisë së Çapjas. Edhe sot, ishin të irrituar. Nuk mirëprisnin gazetarët. Aq më tepër pamjet nga vilat e tyre. Nga pjesa kryesore ato nuk kanë fushëpamje.

Çapja deklaroi në që kishte një incident në banesën e tij. Nuk ka përmendur vetëplagosjen. Mjeku që e ka parë ka informuar Prokurorinë se është plagosur Ardian Çapja me armë zjarri.

Ka dyshime të forta si është qëlluar. Pasi është bërë një kqyrje momentale, nuk kishte një automjet, nuk kishte as gëzhoja. Gjithë dyshimet ishin që janë qëlluar nga distancë. 250 m në vijë ajrore, dhe ka qenë i pozicionuar në Kodrën e Krastës. Dhe aty janë dy banesa të braktisura. Aty janë dyshimet, pasi pjesa tjetër kontrollohet nga Çapjat. Personat e kanë ruajtur dhe e kanë qëlluar në shpatull të majtë.”- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb