Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në total numri i rasteve pozitive është 67.469. Ndërkohë që numri i rasteve të vdekjeve është 1.582. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968

IKSHPK një ditë më parë ka thënë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë, ndërsa bëri thirrje për respektim të masave.

“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thuhet në reagimin e ISHKP-së.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.
IKSHPK rekomandon:
Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
Ndalimi rigoroz i tubimeve;
Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: