Dieta ndonjëherë mund të jetë një zgjedhje e vështirë. Por me siguri, është gjithmonë më mirë që edhe ndryshimet në ushqyerje të luftohen me të qeshura. Ja se si…

Harmonia dhe të qenët në humor vlen edhe në rastin kur duam të përballojmë ndryshimet e zakoneve ushqimore. Për këtë arsye, disa këshilla i ka dhënë doktoresha Paola Valenzano, psikoterapeutja, për të humbur peshë, por duke mos ndryshuar humorin.

Ndryshoni objektiv
Dietat praktikohen prej kohësh, ku shumë njerëz detyrohen të mbajnë një regjim ushqimor të fortë për të humbur peshë. Mos u besoni atyre dietave që propozojnë pjata të “varfra”, sepse pas disa javësh do të ndiheni jo të kënaqur, të trishtuar ose më keq të zemëruar, sepse për disa muaj do të keni po të njëjtën peshë. Duke gjetur një dietë të ekuilibruar, humbja e kilogramëve do të bëhet gjithnjë dhe më pak e rëndësishme, ndërsa ndjesia e mirëqenies do t’ju bëjë ta shihni ushqimin në një mënyrë krejt ndryshe.

Mos bëni parashikime
Kur të ndjeni nevojën e një ushqimi në veçanti shijojeni atë, pa tepricë, por edhe pa u ndier në faj një ditë më pas. Të nesërmen do ta përballoni me dëshirën për të qenë mirë dhe të hani atë që ju bën të ndiheni mirë.

Shmangni stresin
Edhe pse është më e lehtë ta thuash se sa ta praktikosh, është shumë e vërtetë që për të qenë të shëndetshëm duhet të gjeni mënyrën që të shmangni stresin. Gjithkush ka mënyrat e veta, prandaj edhe ju duhet të gjeni një aktivitet që do t’ju dhurojë kënaqësi dhe do t’ju ndihmojnë për t’u relaksuar. Stresi ngadalëson metabolizmin. Këtë me siguri nuk e dëshironi, prandaj filloni me joga, vrap, not, apo çdo gjë tjetër që do t’u bëjë të lumtur dhe do t’ju relaksojë.

Qëndroni më shumë në një ambient të hapur
Ekzistojnë hulumtime të panumërta që kanë treguar se vitamina D ndikon që të dobësoheni. Prandaj shfrytëzojeni një ditë të bukur, duke shëtitur në natyrë, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke bërë diçka të shëndetshme për veten. Natyrisht gjatë ditëve kur dielli është i fortë, përdorni krem mbrojtës.

Rritni sasinë e vitaminës C
Vitamina C është një aleat në luftën kundër shtimit në peshë, të cilën e kanë vërtetuar edhe disa studime të fundit. Atë e përfitoni duke ngrënë fruta dhe perime. Nëse nuk konsumoni fruta apo perime, atëherë drejtojuni tabletave me vitaminë C. Përpos që do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë, vitamina C rrit edhe imunitetin e organizmit.

Lëvizni më shpesh
Nëse dëshironi të lëvizni më shpesh, por nuk keni kohë të mjaftueshme për palestër, atëherë shfrytëzoni mundësitë ditore të cilat iu ofrohen. Në vend të ashensorit, përdorni shkallët, në vend të lëvizjes me makinë, ecni më shumë apo në vend që të uleni para televizorit shëtisni ose vraponi. Pra, nëse dëshironi të lëvizni më shumë, këtë mund ta bëni çdo ditë. Vendosni ju.

Buzëqeshni më shumë
E qeshura ndryshon metabolizmin në mënyrë të tillë që kaloritë në trupin tonë digjen më shpejt. Kjo ndihmon që të dobësoheni. E qeshura ju bën të ndiheni më mirë shpirtërisht. Pra, qeshni më shumë, shoqërohuni me njerëz që janë zbavitës. E qeshura është çelësi për një jetë të mirë. (shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: