Stresi në ditët e sotme është një problem që është i dukshëm tek të gjitha moshat pa përjashtim., ndërsa kur është i tepruar ka efekte negative për shëndetin.

Për të përballuar me sukses këtë lloj stresi ju propozojmë teknikën e lashtë japoneze të relaksimit për të cilën ju nevojiten 5 minuta.
Rezultati përfundimtar i kësaj teknike është qetësim i punës së zemrës, duke bërë një balancë të trupit dhe mendjes.
Për të praktikuar me sukses këtë teknikë ju nevojitet që të njihni mirë dorën tuaj, sepse çdo gisht reagon ndaj ndjenjave dhe sjelljeve të caktuara.

Gishti i madh – Ky gisht është i ngarkuar për anksiozitet dhe brenge.
Gishti tregues – Do t’ju ndihmojë që të mbizotëroni frikën.
Gishti i mesëm – Ky gisht do t’ju ndihmojë që të eliminoni hidhërimin dhe zemërimin.
Gishti i unazës – Është i njohur si gisht i cili do të zgjidhë pikëllimin dhe depresionin dhe do të përmirësojë vendosmërinë tuaj.
Gishti i vogël – Do t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të jeni më optimist.

Teknika:
Me dorën e majtë kapni gishtin e madh dhe lehtë tërhiqeni ashtu që gishtin ta tërhiqni nga jashtë. Pastaj vazhdoni procedurën me gishtin tregues, me gishtin e mesëm, me gishtin e unazës dhe në fund me gishtin e vogël. Secilit gisht bëni masazh 1 deri në 2 minuta. Do të ndieni që kjo metodë ndikon atëherë kur zemra të ketë ritëm normal, ndërsa trupi dukshëm të relaksohet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: