TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Gazetarja Klodiana Lala zbulon për “BalkanWeb” emrat e tre infermiereve dhe sanitares së arrestuar pak minuta më parë brenda ambienteve të spitalit.

Kështu, në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha. Arrestimet e kryera janë urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës dhe firmosur nga prokurori i çështjes. Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, teksa kanë qenë të veshura me bluzat e bardha, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, emrat e infermiereve dhe të sanitares tjetër janë zbuluar përmes telefonit të Tire Alldervishit, e cila komunikonte rregullisht me koleget e saj. Nga hetimet paraprake, mësohet se ato i kanë ndarë paratë bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb