TIRANË

Manifestimi i sotëm i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës dhe mundësitë për një shpërndarje të parlamentit janë në fokus të meisionit “Real Story” në News24 mbrëmjen e sotme.

Analisti Arian Vasjari mendon se Presidenti nuk ka asnjë instrument që të shpërndajë parlamentin dhe kujtoi ligjet e atij parlamenti që janë dekretuar.

Ndërkohë ish-deputetja e LSI-së Silva Caka shpjegon arsyet se përse parlamenti është ilegjitim dhe që mund ta shpërndajë Presidenti.

Vasjari: Presidenti mund të bëjë çfarëdo lloj akti që mendon ai, por në aspektin kushtetues nuk ka asnjë instrument që ta bëjë. Operimi me një regjistër të tillë që do të shkojë në parlamentin e krimit…

Unë besoj se duhet të ketë një koherencë në sjellje. Presidenti vetëm gjatë muajit janar-shkurt mund të ketë dekretuar nga ai parlamenti kriminal pa fund ligje. Mendoj se e ka legjitimuar. Çfarëdo të bëjë presidenti, kriza kushtetuese ekziston. Presidenti nuk ka asnjë instrument për ta zgjidhur.

Silva Caka: Që nga momenti që u zgjodh PPP me 69 vota, aty ishte opozita. U bë dhe një protestë e mëvonshme lidhur me këtë fakt. Ishte shkelja e parë e Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Për mua ky parlament është ilegjitim nga momenti që është krijuar. Kujtoni raportin e OSBE-së që është dëmtuar vota e qytetarëve në masën 20%. Kjo është e para. Ne kemi një numër të madh qytetarësh të pa përfaqësuar sot në parlament.

Vasjari: Unë mund të bie dakord me ty me të gjitha këto. Por nga konsideratat tek ilegjitimiteti është një hendek i madh. Ok, po e pranoj që ky është një parlament ilegjitim. Por janë aktet tuaja të detyruara që e legjitimojnë. Fakti është fakt. Ju jeni të detyruar të negocioni me ta dhe reformën zgjedhore ta miratoni atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb