File Bulku është nëna e cila u bë simbol i protestës së mbajtur ditën e enjte së para Kuvendit, së bashku me djalin e saj i cilin i përket spektrit autik.
Aktivisti Redjan Shkëmbi, ka ndarë në rrjetet sociale videon e File Bulkut dhe birit të saj, ndërsa është shprehur se shqiptarët dalin në shesh në mbrojtje të të gjithë atyre që janë braktisur nga sistemi.
“Nëna Ka shpresë. Po luftojmë për ty dhe Birin tënd Hero, që nuk është përfillur kurrë nga Institucionet Mjekësore! Do luftojmë për Dinjitetin e këtij populli deri në frymën e fundit. S’ka Kthim mbrapa”, shkruan ai.
View this post on Instagram
