TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të simbolit të qëndresës antikomuniste, Qani Sadiku.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Me trishtim të madh mësova largimin nga jeta të Qani Sadikut. Ka qenë privilegj ta njoh nga afër këtë simbol të rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste, dëshmi e shpirtit të pamposhtur dhe sakrificës në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Sadiku dhe komunitetit të ish-të përndjekurve politikë!
Të prehet në paqen e merituar!”- shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb