Ish– zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj ka reaguar për skandalin më të fundit tek Infektivi ku një pacienti me COVID-19 iu vodhën paratë nga portofoli dhe karta bankare, derisa ai ndërroi jetë.

Malaj thotë se kjo është në vazhdën e ‘’Sindromës Tire’’ duke kujtuar rastin e Tire Alldervishajt, sanitaret që hiqej si infermiere që arriti të zhvaste nga një qytetare 8 mijë euro duke e gënjyer për shërbimet ndaj së ëmës.

Ish-ministrja thotë se shqiptarët s’mund të ndëshkohen kështu, teksa dhe për rastin në fjalë ajo thotë se askush s’mund të justifikohet dhe askush s’duhet të tolerojë.

Ajo shton se këto janë gjeste kanibaleske dhe neveritëse, por nuk harron të akuzojë qeverinë për të cilën thotë se nuk është në shërbim të qytetarëve.

 

STATUSI NGA NORA MALAJ

Makabritet !

Cfarë po ndodh ne ketë realitet të Zi !

Një javë më parë Tiria na shokoji !

Zërat vrapuan e thanë , nuk është fenomen , po është sporadike . Tirja .. E cila tjerë të keqen është vet e keqja .

Sistemi …

Jo është mrekulli .

Njerëzit u shokuan , por zërat u munduan të shuhen.. E teksa jetën e njerëzve ikin me dhimbje e dëshperim , asgjë nuk do të shfaqej po të mos ishte emisioni investigativ i Sajmirit dhe Gentit , “Stopi “për të stopuar të keqen që na ka zënë .

Nuk kalon shumë dhe del Nustreti me kripen e tij , që të kriposi këto gjëma të padëgjuara ndonjehere. Njerëzit shtangen e të revotuar nuk po besojnë më kush po i drejton??

Qeveria që ditën bënë Hirushen e natën shnderrohet në hijenë e grryen  e rremben

ç’ të gjejë përpara , pa ndjeshmëri dhe me turavrapin , se gjithçka duhet ta marrin në ditët e fundit të ikjes , e pastaj të leri litarin jashtë .

Si të mos mjaftojë drama te Spitali “ Shefqet Ndroqi”, grabitja e viktimave të Covidit nuk ka të sosur ???!!!! Tani grabitja e qytetarëve të sëmurë është kthyer në serial për një film Hollivudian .

Nuk kam më fjalë të pershkruaj revoltën e dhimbjes së  për keta kërma , që ne vend të shpirtit dhe të ndjenjës kanë nje gur dhe nuk kanë frikë nga asgje .

Nuk mbaron vjedhja që është kthyer ne kryefjalë vrastare . Vidhen të ardhurat e të ndierit , te Spitali Covid 1 e i kthehet portofoli bosh , vidhet aparati 5000 euro dhe nuk iu kthehet më familjarëve , ndonëse i sëmuri nderroj jetë !  Keto janë sjellje kanibaleske . Kjo do të thote t’i shohesh njerëzit si kavie dhe ta trajtosh jetën e tjetrit pa humanizëm dhe pa ndjeshmëri . Ky është modeli më monstruoz që po drejton ndonjeherë  vendin . Tani stop ? !

Askush nuk mund te justifikoj dhe askush nuk mund të toleroj !

Neveritëse dhe e  pa tolerueshme!

Shqiptarët nuk mund të ndëshkohen kështu. Të poshtëruar, të fyer, të pasigurtë për jetën, tę pa vaksinuar dhe të pagarantuar për jetën!

Rralle ka ndodhur qe qeveritë ta urrejnë popullin e tyre , siç e urren qeveria aktuale ??!!

Sidromi i Tires është sidromi i qeverisë në ikje për t’u zhdukur me rrenjë , është kryefjala e qeverisjes ! Arrogancë , mëndjemadhësi , përbuzje , përçmim dhe neveri .. Kjo nuk është qeveria e shqiptarëve , por e Tireve me shokë !

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb