Gjykata vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një datë tjetër.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata vendosi ndaj avokatit Plarent Ndreca një gjobë 50 mijë lekë, sepse në seancën e kaluar ky i fundit nuk ka ngritur asnjë pretendim për datën e seancës së sotme. Gjykata vlerëson që sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e seancës.
Sakaq, Gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht për Veliajn. Bëhet fjalë për Valentina Teodoreskun.
