Aktivisti Ardesjan Binjakaj i ftuar në programin e drekës në News 24 ka renditur arsyet se pese ai është në protestë prej 48 ditësh. Ai tha se ka lindur në Itali dhe është ndjerë gjithmonë i huaj prandaj proteston që edhe të tjerët mos ta ndjejnë këtë.

Binjakaj tha se edhe ata që janë larguar nga vendi e kanë bërë këtë për një jetë më të mirë.

“Kjo është një frymë e re që nuk është parë më parë, frymë e re në Shqipëri.
Ajo që e mban gjallë është shpresa e fortë për të marrë atë që meriotojnë, të drejtat bazike dhe dinjitetin që u është vjedhur.
Jam larguar nga Shqipëria për të kryer studimet në SHBA për të marrë mësimdhënien që nuk e marr dot në Shqipëri, jo se vendi nuk nxjerr pedaogë të mirë, por i dëbon ata sepse nuk iu jep meritën dhe kushtet për sukses të mëtejshëm.
Unë kam disa arsye personale pse protestoj: Që të mos ndihem i huaj në vedin tim, unë kam lindur në Rimini të Italisë pastaj jam krhyer këtu e më pas u largova në SHBA. Unë jam ndjerë gjithmonë i huaj, po protestoj që njerëz të tjerë të mos ndjejnë atë që kam ndjerë unë dhe të kenë një vend që ta quajnë shtëpi.
Mendoj se shqiptari mesatar nuk e shpreh dot mendimin dhe unë bëj dhe luftën e tyre, por me shpirt janë në shesh.
Në dijeninë time janë organizuar disa protesta lokale në Rimini, por nuk mendoj se ka mbetur continent ku nuk është protestuar.
Jam i bindur se 90% janë larguar për një jetesë më të mirë.
Diaspora ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme edhe me koordinimin në rrjetetet sociale, frymëzuan shqiptarët me prezencën e tyre këtu.
Ndërkombëtarët japin mbështetje për kauzat legjitime dhe ne kemi treguar se jemi qytetarë perëndimorë sepse protesta është civile dhe paqësore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb