TIRANE- Deputeti i Bundestag-ut Gjerman Gunther Krichbaum ka udhëtuar sot nga Berlini drejt Tiranës për të dhënë një mesazh jo shumë të kënaqshëm për shqiptarët. I dërguari i partisë së kancelares Angela Merkel, kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU, zbuloi sot për mediat 7 arsye pse Gjermania nuk do të jetë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka plotësuar ende 5 prioritetet kyce, më kryesorja, reforma në drejtësi.

PIKA 1- REFORMA NE DREJTESI
Pika e parë e papërmbushur sipas Krichbaum është reforma në drejtësi
“Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit si në Gjermani Francë etj. Ne mbështesim Shqipërinë me qëndrueshmëri drejt BE. Nëpërmjet këtij procesi presim forcim të paqes, shtetit të së drejtësi. fqinjësisë së mirë në Ballkan. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është edhe në e interes të Gjermanisë jne ju mbështesim ju japim ndihmesën që të ndërtoni një vend me perspektivë për brezin e ri. Ne duam që negociatat të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rolin kryesor. Më lejoni të them se këto arritje janë vërtetë mbresëlënëse, të kuptueshme po të krahasohet me 5 vite, 10 apo 30 vite para. Gjermania do mbështesë të gjitha forcat politike në raport progresin që KE propozon çeljen e negociatave pasi të jenë shënuar arritje të konsiderueshme për reformën në drejtësi. Në këndvështrimin tonë bëhen pengesë për hapjen e negociatave, nuk janë plotësuar ende kushtet themelore për 5 prioritetet kyçe. Vërtet është miratuar reforma në drejtësi por me vendim të Kushtetueses janë pezulluar disa akte. Kushtetuesja është tërhequr për të marrë opinion nga Venecia, sot është ende e paqartë se kur do hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë ky prioritet kyç nuk është përmbushur”.

“Nuk janë përmbushur kushti 2 dhe 3. Në pikëpamjet e grupit tonë, të jepet në miratim pozitiv për çeljen e bisedimeve, mungojnë kushtet e nevojshme. Ndaj grupi federal do propozojë që mos të hapen negociatat deri në plotësimin e tyre. Kjo është një ndihmë për të orientuar politikën shqiptarë se çfarë presim ne. Nuk është një vend që shprehet kundër. Ne duam që Shqipëria të plotësojë kushtet. Kjo do realizohet që të gjithë forcat shoqërore dhe politika që të behën bashkë. Grupi parlament i CDU do të marr vendim nëse do mund të fillohet apo jo me negociatat. Kemi vizituar Shqipërinë në kuadër të më shumë se 10 misioneve. Pikërisht mbi këtë bazë të thelluar njohje kemi hartuar 7 pritshmëritë tona. Sot ndodhem në Tiranë me synimin për të folur hapur dhe me sinqeritet se që sot se cilat janë këndvështrimet tona. Këto pritshmëri dua ti shpjegoj shkurtimisht.”, tha Krichbaum.

PIKA 2- REFORMA NE ADMINISTRATEN PUBLIKE
Pika e dytë sipas tij ishte, reforma në administratën publike që duhet të zbatohet në praktikë. Ka ende pika për tu plotësuar.

PIKA 3- LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT
“Duhet të ishin arritur më shumë. Duhet të ishin ngritur padi penale. Nuk është vetëm përfundimi unë por edhe i KE. Kjo ka të bëjë me paditë penale dhe vendimet e formës së prerë. Korrupsioni prek shumë sektor, drejtësinë dhe policinë. Shtresat më të varfra janë ato që vuajnë më shumë të varfrit e të varfërve. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtësi”

PIKA 4- KRIMI I ORGANIZUAR DHE TRAFIKU I DROGES
Një pikë tjetër problematike, sipas deputetit të partisë së Merkel ishin problemet me krimi e organizuar dhe hapat pas, siç tha ai në luftën ndaj trafikut të drogës. “Përpjekjet për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës duhet të forcohen. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hapa pas. BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje. Kjo duhet të shndërrohet në detyrë mbarëshoqërore. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës do pengonte kalimin e krimit drejt politikës dhe drejtësisë”,- tha ai.

PIKA 5- MASAT KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE E DREJTA E PRONËS
“Duhet të përmbushen pikat e raportit të datës 9 nëntor. Ligji për pronat është në përpunim e sipër por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Është larg standardeve evropiane edhe në këtë pjesë.

PIKA 6- ZGJEDHJET SIPAS KODIT TË RI
Zgjedhjet e 2017-ës duhet të bëhen sipas të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe në përputhje me kodin e ri. Ishte kjo një tjetër pikë që duhet të përmbushë Shqipëria. “Zbatoni rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, duhet të përmbushin standardet evropiane. Standardet janë përmirësuar, por ka ende punë. Zgjedhësit të jenë të sigurt që votat e tyre numërohen dhe zgjedhjet nuk trukohen. Pas zgjedhjeve parlamentare të zgjedhjeve 2015, OSBE ka dhënë rekomandime për ndryshimin e kodit. Duhet të bëhen me kod të ri zgjedhjet e 2017. Dua ta theksoj është e mundur të bëhet nëse ka vullnet politik, i të gjitha forcave politike. Rekomandimet duhet të jenë zbatuar përpara zgjedhjeve të ardhshme.

PIKA 7- TË ZBATOHET LIGJI I DEKRIMINALIZIMIT
Pikë tjetër me rëndësi ishte zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. “Ligji për dekriminalizimin ishte një marrëveshje e rëndësishme. Zbatimi me sukses i tij në Shqipëri do të mbajë larg Kuvendit të inkriminuarit. Këto janë pritshmëritë tona”,- theksoi deputeti i Merkel.

PYETJE NGA GAZETARËT
Keni pasur një takim me kryeministrin Rama dhe ia keni transmetuar shqetësimet tuaja. Të hënë ai pritet të takohet me Merkel dhe pret një qëndrim pro. Cili ishte qëndrimi i tij në lidhje me mendimet tuaja? A keni ju emra konkret se kush mund të jenë parlamentar shqiptar me rekorde kriminale?
Lidhur me pyetjen tuaj është rastësi që kryeministri juaja do vij javën e ardhshme në Berlin. Kjo tregon se ne po zhvillojmë një dialog konstruktiv dhe kjo është rastësi. Por takimi i zhvilluar në një atmosferë mirëbesimi sdua ta cënoj këtë besueshmëri. Por, padyshim ne folëm për pritshmërinë që kemi ne. Para se unë të flas me mediat, unë do vija në dijeni kryeministrin. E kuptoj kryeministrinë dhe ai kështu mendon. Në progres-raportin e ardhshme do flasim, pasi ai do bëhet në pranverën e vitin 2018. E duhet të vendosim afate për reformat, që ato mos të jenë vetëm në letër. Ato nuk duhet të jenë implementohen. Fraksioni ynë do ju mbështes. Mendoj se është e rëndësishme që të formulohen këto pritshmëri dhe të punojmë ti realizojmë ato. Ne shprehëm pritshmëritë tona dhe ua dhamë aktorëve politikë. Reforma në drejtësi është një reformë që shërben për institucionet evropiane. Ju keni mbështetjen dhe ndihmën time.

-Ju pyetët dhe për dekriminalimin. Nëse emrat janë të njohur, ne nuk mund ti përmendim ata me emër, Por është KE dhe institucionet ndërkombëtarë dhe organizatat ndërkombëtare që kanë informacionin për këtë. Sigurisht që ne bëjmë vizita, bisedojmë dhe si të thuash nga këto gurët e vegjël, krijohet një mozaik i madh për gjithë vendin.

Pse mendoni se pranverën e vitin 2018 do çelen negociatat?
Edhe këtu do të flas drejt. Për të mos më keqkuptuar, ne do të presim raport-progresit në 2018. Pasi kështu është procedura. Edhe raportet që do bëjnë institucionet evropiane të jenë në fillim të vitit në mënyrë që më pas të diskutojmë. Jemi marrë vesh, jemi unisuar. Unë mund tju kuptojë ju që në pranverë të 2018 mund të ketë dritë jeshile., por është e ndershme që të flasim hapur. Sa më shpejt të plotësohen kushtet, aq më shpejt do hapen negociatat. Ndaj po i lëmë kohë aktorëve politikë në Shqipëri. Jam optimist të them se nëse shohim rezultate, në pranverë të 2018 mund të ketë shpresa. Por le të mos flasim për data.

A keni mandat ju për të folur në emër të grupit parlamentar dhe a jeni konsultuar me Merkel?
Ne kemi parimin e ndarjes së pushtetesh. Unë kam mandatin e grupit parlamentar të CDU-së dhe kreut të grupit për të folur këtu. Ne si parlamentar jemi ata të cilët do të duhet tu përkthejnë vendime të ndryshme qytetarëve. Ne besojmë, CDU është partia e angazhuar për BE.

A është ky qëndrimi juaj i njëjtë me atë që zonja Merkel do t’i paraqesë Ramës në Gjermani? Ai i keni reflektuar i keni dëgjuar shqetësimet e opozitës?
Sigurisht nuk mund të interpretoj qëndrimet e opozitës dhe nuk mund të them çdo t’i thotë Merkel, Ramës. Unë flas për temën, sistemin se si jemi mësuar ne të punojmë. Qeveria jonë është e lidhur me votën tonë. Qeveria nuk mund të japë votë për hapjen pa i dhënë ne dritën jeshile. Dritën jeshile ua bëra të qartë. Pra, me hapjen e bisedimeve, trajtimin e kapitujve të veçantë, të tëra këto duhen plotësuar. Nëse do të mund t’i kishim hapur bisedimet dhe deri sa pranohet është një rrugë e gjatë.

(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb