E ardhmja e Mërgim Mavraj duket se është gjithmonë e më larg klubit gjerman të Hamburgut.

Sezonin e kaluar mbrojtësi i kombëtares e mbylli sezonin me një marrëdhënie thuajse totalisht të prishur me klubin e Hamburgut dhe largimi tashmë nga ky ekip duket i sigurt.

Mediat gjermane ka shkruar së fundmi se për futbollistin e Kombëtares Shqiptare ka shfaqur interes skuadra e Palermos në Itali, e cila nuk mundi të ngjitej këtë sezon në Serie A, transmeton TCH.

Por nuk është vetëm Palermo, por interesimi për Mavrajn vjen edhe nga disa skuadra nga Arabia Saudite, gjithashtu edhe nga Trabzonspor në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb