TIRANE – Roza Lati është një femër, që vërtet guxon dhe nuk ka aspak komplekse. Vite më parë, Roza Lati dhe Stine kanë përjetuar një histori dashurie. E ndërsa lidhja e tyre prej kohësh ka marrë fund, vajza e aktores, Rita Lati ka postuar së fundmi një foto të Stines në Instagram.

nesti

Përkrah fotos Roza pyet ndjekësit e saj se cila do të ishte pyetja për Stinen nëse ajo do e ftonte për Shën Valentin.

Menjëherë kanë “shpërthyer” komentet e ndjekësve të Rozës, ku shumë prej tyre ishin dakord, që ajo të ftonte Stinen, ndërsa nuk kanë ngurruar të shprehin pëlqimin për të dy. Megjithatë, nuk kanë munguar as komentet negative. Një vajzë shkruan:

“E fortë je. Të isha unë në vendin tënd mezi e shikoja, jo ta ftoja në emision”. Kaq ka mjaftuar që Roza të shpërthejë duke ia kthyer me një tjetër koment vajzës së cilës i shkruan:

“Prandaj e dashur nuk je unë. E s’mund të jesh unë. Se do shumë b**h të jesh unë. Sepse unë guxoj”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb