Dashi

Pozicionimi i Uranit në qiellin tuaj në lidhje me Mërkurin i bëjnë argumentet më thumbuese, më të hapura, mbi të gjitha përballë atyre që janë treguar jo të sinqertë. Do të keni emocione të papritura me personin e dashur, me Hënën që përqafon me dinakëri Marsi në shenjën tuaj.

Demi

Shmangni të kërkoni në vend tjetër, atë që mund ta keni në lidhjen e juaj në çift. Shprehni më mirë shumë dhe më mirë dashurinë që ju bashkon me partnerin. Pozicionimi i Plutonit vazhdon të nxisë energjitë e juaja krijuese, për njohje dhe suksese të reja.

Binjakët

Me ngritjen e një Urani të shkëlqyeshëm, do të zbuloni se keni talente të pashprehura, potencial praktik që duhet ta shprehni dhe ta shfrytëzoni! Marsi mik do t’ju hapë rrugë të ndryshme. Do të keni një rol rëndësishëm, si në punë ashtu edhe në jetën shoqërore.

Gaforrja

Falë favorizimit te Neptunit, do të jeni të ndjeshëm dhe të kapshëm. Do të dini të kuptoni, madje të kuptoni menjëherë, ndjenjat dhe qëllimet e atyre që ju rrethojnë. Nëse jeni beqarë, mos u fiksoni në lidhje të pamundura, jini më të arsyeshëm. Shijojeni lirinë e juaj!

Luani

Delli i juaj luftarak, falë Hënës, por edhe falë Marsit dhe Uranit do t’ju bëjë të përballeni në mënyrë të shkëlqyeshme me çështje pune. Do t’i besoni dikujt në një situatë urgjence dhe do të tregohet i dhembshur.

Virgjëresha

Rrini larg nga personat jobindës dhe të bezdisshëm. Ju bëjnë të humbni kohë të çmuar dhe ju largojnë nga çështjet e rëndësishme. Nëse bëni një jetë të shfrenuar, ka ardhur koha t’i vëni gishtin kokës. Bëni zgjidhje më të qëndrueshme dhe konkrete.

Peshorja

Njerëzit do t’ju ngjiten nga pas, punët e përditshme po ju marrin frymën, madje edhe dalja për kafe me ndonjë mik ju mërzit, a mos vallë jeni të stresuar? Me Hënën dhe Uranin kundra, mund të përjetoni disa çaste trazirash nga ngjarje të papritura.

Akrepi

Hëna tek Dashi nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër, Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime të rastit me partnerin.

Shigjetari

Do të gaboni duke mbrojtur me kokëfortësi idetë tuaja, por partneri duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë e juaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Bricjapi

Do të shtyni në një datë të pacaktuar një takim që nuk doni ta bëni. Pse doni të humbni kohë me atë që e dini që në fillim se nuk është e përshtatshme për ju? Mërkuri tek shenja juaj grindet me Uranin, prandaj edhe ju duhet të kontrolloni nervozizmin.

Ujori

Jupiteri vazhdon t’ju mbrojë dhe të përkrahë ndërmarrjet e juaja. Fitoni menjëherë. Përpiquni të ndihmoni edhe dikë që ka nevojë. Do të vazhdojë periudha e qetësisë së madhe ekonomike dhe profesionale. Përfitoni sa më mirë.

Peshqit

Mos u mbyllni në vetvete, sepse në këtë periudhë vihet më shumë në pah për shkak të Neptunit tek shenja e juaj. Pranojeni propozimin e atyre që ju duan për të zbatuar projekt së bashku dhe të zgjidhni se cilën rrugë duhet të ndiqni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: