Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Burrel dhe mes banorëve që takoi ishte dhe një ish-votuese e Partisë Demokratike. Flutura Kola, e cila i foli për djalin e sëmurë kryeministrit, tha se pas martesës ka kthyer bindjet politike.

Ajo është shprehur para kryeministrit dhe ka kërkuar edhe ndihmën e tij duke i thënë që ka djalin të sëmurë prej 11 vitesh.

Flutura i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë që të bëjë operacionin e djalit në Itali, ku dhe i kanë dhënë shpresë për jetë.

“Im bir është 12 vjeç. Është një djalë i zgjuar, kur të rritet thotë se do të bëhet si Da Vinçi. Ishim në Turqi, dhe aty i hoqën shpretkën. Mjekët më thanë se nuk e ka sëmundje të lindur, por të fituar nga mjekimi i pakujdesshëm para 11 vitesh. Të përgjërohem më ndihmo”, thote Flutura.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi numrin e telefonit Fluturës për çështjen në fjalë dhe shprehu mbështetjen e tij.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb