Ju kujtohet Coin, karta elektronike që premtoi për të zëvendësuar kartat e kredit dhe të debitit. Po, ai ishte një dështim, por LG thuhet se do të hedhë në treg një version të ngjashëm të kartës.

Kjo kartë krediti thuhet se do të quhet LG Pay White Card. Ashtu si Coin dhe Plastc, dy karta të ngjashme, edhe Karta e Bardhë do të jetë në gjendje që të ruajë disa karta krediti, debiti dhe karta shpërblimesh.

Portali i teknologjisë ‘Mashable.com’, ka publikuar fotot e para të kartës me një LCD të thjeshtë për të treguar cilën kartë zgjedh si dhe butonat për të kaluar nga njëra tek tjetra kartë.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: