TIRANE- Minisitri i Bujqësisë Edmond Panariti bën të ditur se brenda pak ditësh do të hapet bursa e produkteve bujqësore. “Në fillim të ditës do të caktohet një çmim, i cili do të jetë mbi koston e prodhimit dhe mbi këtë çmim dysheme të do të aplikohet çmimi i tregut”,- deklaroi ai në emisionin “Të bësh ekonomi”.

Ministri i Bujqësisë shtoi se marrëdhinet me kreun e qeverisë i ka shumë korrekte dhe drejtoritë në varësi të tij po punonjnë çdo ditë. “Paratë e vëna në dispozicin për bujqësinë janë të panjaftueshme. Unë po bëj përpjekje që në buxhetin e ri të marrim shumë fonde për bujqësinë. Fondi i garancice është në total 15 milionë euro, i cili shërben si kolateral për të garantaur financimin e bujqësisë dhe mbulon risqet e kredive. Kanë filluar proceset e financimit për fermerët dhe agro-bizneset”.-tha Panariti.

Ndërsa në lidhje me prodhimet e mbetura stok Ministri u bën thirrje fermerëve të orientohen drejt kërkesave të tregut.
(o.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: