TIRANE– Kryeprokurori Adriatik Llalla thotë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet pas akuzave të bëra nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, madje se do se do të thërrasë ish-ministrin për të dëshmuar në lidhje me akuzat e bëra publike për disa ministra të qeverisë Rama.

Nga studio e “Opinion”, Prokurori i Përgjithshëm është shprehur se nuk ka frikë të hetojë edhe drejtues të lartë të shtetit kur ka akuza ndaj tyre.

“Nuk kam frikë të hetoj. Pas deklaratës së ish-ministrit kanë nisur edhe hetimet e para. Menjëherë pas konferencës së mbajtur nga Manjani është regjistruar si procedim penal, dhe ka nisur hetimi për akuzat e bëra. Por duhet koha e nevojshme për hetimet”, u shpreh kryeprokurori Llalla.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe disa ministrave të qeverisë.

Manjani tha se mbledhjet e Qeverisë firmosen koncesione pa dakordësinë e ministrave. Madje ai tha se në jo pak raste ato janë fiktive.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb