TIRANE – Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e zbardhur për një krim të kryer para një viti kur nusja helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar për BalkanWeb rrëfimin e nuses Marjana Çmeta për hoxhën Hysen Shehu pas ngjarjes makabre ndaj vjehrrës Lirije Lami.

Pas hetimit 10 mujor, Prokuroria ka siguruar një video nga hoxha i zonës.

“Kam dy vite e martuar, marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë, dhe kisha frikë se ndikonte vjehrra. Një ditë vjehrra erdhi të blinte fidanë, dhe vendosa ta ftoja në shtëpi gjasme për t’u pajtuar. Aty i hodha në limonadë fotoksinë, dhe vjehrra përpëlitej, aty mendova se do më arrestonin në polici e se jeta ime do merrte në fund. E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni, dhe gjatë përleshjes i vura shall dhe më pas duke parë që nuk munda, i vura duart në fut për ta mbytur,” mësohet t’i ketë thënë Marjana Çmeta hoxhës.

Foto: Viktima Lirije Lami me bashkëshortin Agim Lami

Lirije Lami me burrin (1)

Hysen Shehu
Hoxha Hysen Shehu

27 minuta rrëfim të regjistruar nga Hoxha që i ka shërbyer prokurorisë për ngjarjen dhe arrestimin e 21-vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

(e.f/BalkanWeb)