Java e 24 e “Premier League” ka nisur me takimin Brighton-Chelsea dhe ashtu siç pritej është luajtur vetëm me një portë. Të besuarit e Antonio Conte-s kanë zhvilluar një ndeshje perfektë duke shënuar 4 gola për 3 pikë, me takimin që u mbyll 0-4 për londinezët.


Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3-t nga Eden Hazard i cili jo vetëm dërgoi topin në rrjetë, por e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pa kaluar më shumë se 3 minuta braziliani William do të ‘vriste’ takimin duke dyfishuar rezultatin, që ashtu si shoku i skuadrës finalizoi në mënyrë spektakolare një aksion perfekt.

Në pjesën e dytë Eden Hazard shpalosi edhe një herë magjinë e tij duke realizuar golin e dytë personal, ndërsa Victor Moses pak para fundit do të shënonte golin e kapitullimit për vendasit.

Pas 24 javësh në “Premier League” Chelsea mban përkohësisht vendin e tretë me 50-t pikë, po aq sa Manchester United i vendit të dytë që në orën 16:00 luan përballë Burnley në transfertë.

(e.k/BalkanWeb)