SHBA– Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të inaugurohet sot në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por mediat e huaja kanë publikuar një video nga një situatë e pakëndshme që i ka ndodhur Trump, ndërsa po mbante një fjalim para të pranishmeve një ditë para inaugurimit të tij si president.

Pak minuta para se të fliste për koeficientin e lartë të inteligjencës që ka kabineti i tij qeveritar, ndryshe nga kabineti i Obamës, Trump ështe injoruar nga bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Ai i tregoi vendin se ku duhej të ulej Melanie, por ajo nuk është bindur duke u larguar dhe mos u ulur në vendin e treguar. Ky veprim i Melanie ka rënë në sy dhe është komentuar nga ekspertët si veprim i pahijshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: